Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se vizita e krerëve institucional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e mirëseardhur, por që sipas tij nuk do të ketë ndonjë takim të rëndësishëm të kryeministrit Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit gjatë qëndrimit të tyre në SHBA.
Ai ka theksuar se lufta në Ukrainë e ka kthyer vëmendjen e SHBA-së kah Kosova
“Lufta në Ukraine e ka zgjuar interesimin e SHBA-ve që të bëhet diçka që Ballkani mos të jetë pre e Rusisë. Kjo për neve duhet të jetë lajm i mirë, që po lëvizim nga status quoja. Është edhe lajm, nuk e di a o i mirë a po jo, që mund të kemi një marrëveshje me Serbinë. Është joreale të mendojmë se do të na realizohen të gjitha aspiratat ne e asnjë Serbisë”, ka deklaruar ai.
Tutje ai ka shtuar, se do të ketë një udhëtim tjetër të kryeministrit dhe presidentes së Kosovës për në SHBA, ku sipas tij do të ketë takime më të rëndësishme.