Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Eliza Hoxha, e ka kritikuar bisedën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, duke thënë se ky veprim është i jashtëzakonshëm e i jashtligjshëm.
Hoxha thotë se qeveria Kurti nuk japin llogari për veprimet që bëjnë, ku për këtë thotë që nuk janë të pranishëm.
“Të flasësh me një serb që Kosova e përndjek nga viti 2018 e që ameriak e ka future në listën e zezë qaë nga viti 2021 të koordinohesh për vendime në Kuvendin e Kosovës, të cënosh të drejtën e veteranëve të luftës për mirëqenie është e jashtëzakonshme dhe e jashtëligjshme, Llogaridhënia e kësaj qeverie është bërë e pamundur në kushte të zakonshme të punës, nuk janë këtu sepse nuk duan të japin llogari për asnjë veprim që e bëjnë,” tha Hoxha.
Ajo shtoi se e kishte pyetur kryeministrin Albin Kurti, se a qëndron prapa bisedës së Kusarit me Radoiçiqin, teksa thekson se tashmë e ka përgjigjen.
“Një pyetje ja kam bërë Kurtit dy herë, a qëndron ai prapa bisedës dhe kërkesave që Kusari Lila dëgjohej duke i diskutuar me Radoiçiqin, përgjigjen nuk e morëm atëherë, por sot e kemi përgjigjen e tij ku Kusari Lilës i kërkohet nga Radoiçiq në audioincizim që të koordinohet me shefin e saj pra me Albin Kurtin.”