Në ditën kur në Bruksel u zhvillua një takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, profesori Andi Hoxhaj ka deklaruar se pas zgjedhjeve në Kosovë pritet të ketë një dialog shumë më të intensifikuar mes palëve.
Kosova dhe Serbia pajtohen për zbatim të plotë të deklaratës për personat e zhdukur
Hoxhaj ka theksuar në FIVE të Dukagjinit se nuk priten rezultate të menjëhershme për shkak të periudhës zgjedhore në Kosovë dhe tranzicionit që po përjeton BE-ja.
“Nuk besoj që do të kemi ndonjë rezultat së shpejti për arsye se Kosova është drejt zgjedhjeve, dhe Bashkimi Everopian është shumë i kujdesshëm, kur një vend është përpara zgjedhjeve se nuk do që të duket sikurse po favorizon një palë apo tjetër. Ana tjetër BE-ja është akoma në një tranzicion. Nuk mendoj se do të merret një vendim në ditët në vazhdim sa i përket Kosovës, që mund të një impakt për 4 vitet e fundit. Është takim rutinor për tu dukur që janë duke negociuar palët”, ka thënë Hoxhaj.
Profesori Hoxhaj ka shprehur besimin se udhëheqësja e re e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e cila ka pasuar Josep Borrellin, e njeh mirë situatën në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimin e Rusisë në Serbi.
Sipas Hoxhajt, periudha pas zgjedhjeve në Kosovë do të jetë vendimtare për intensifikimin e dialogut.
“Duket që komisioni i ri dhe administrata e re që ka ardhur tani në BE është shumë herë më proaktive se ajo që ka kaluar dhe duket që ka disa nga pikësynimet dhe objektivat e saj shumë të qarta. kryesisht sa i përket stabilitet në Ballkan dhe në Evropë dhe për integrimin e vendeve kandidatë. Në këtë kuadër bie edhe Kosova. Jam goxha shpresë që pas zgjedhjeve në Kosovë, do kemi një dialog shumë herë më të intensifikuar. Sepse edhe zonja që ka marrë postin pas Borrelit duket që e njeh shumë mirë situatën dhe gjithashtu e njeh influencën që Rusia ka në Ballkanin Perëndimor dhe kryesisht në atë që ka me Serbinë.
Gjithashtu dialogu dhe diskutimi që ka pasur ajo me Vuçiqin. Vuçiq ngeli pakënaqur me takimi më atë dhe kjo besoj që është një shenjë pozitive që BE-ja po merr një vendim dhe një qëndrim të drejtë”, ka shtuar Hoxhaj.