Hoxhaj: Dialogu kurrë s’ka qenë më jo transparent se tani

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij se po bëjnë dialog të mbyllur dhe jo transparent

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë e tij se po bëjnë dialog të mbyllur dhe jo transparent.

Ai ka thënë se dialogu asnjëherë nuk ka qenë si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani.

“Asnjëherë nuk ka qenë dialogu si proces më i mbyllur dhe më jo transparent me Serbinë, sikurse është tani, ku as qytetarët, as opozita dhe as opinioni publik nuk e dinë se kujt kryeministri Kurti dhe qeveria e tij po i thonë PO në një restaurant, pa e ditur askush në Kuvend të Kosoveës se çfarë përmbajnë këto plane dhe çfarë po pranojnë e cili është rezultati i përfundimtar!”, ka shkruar Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika