Hoxhaj: Dr.Rexhep Boja u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish Ministri i Jashtëm, tani deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore për Dr. Rexhep Bojën, të organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës(BIK).

Hoxhaj ka thënë se Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Dr.Rexhep Bojën.

Ai tutje ka thënë se Dr.Rexhep Boja është një shembull i rrallë.

“I nderuar që isha pjesë e Konferencës Shkencore për Dr. Rexhep Bojën, të organizuar nga Bashkësia Islame. Kosova ishte me fat që në një kohë historike të saj, e kishte për Myfti dhe Ambasador Dr. Rexhep Bojën! Është një shembull i rrallë në histori ku një bashkësi fetare sikurse Bashkësia Islame, nën udhëheqjen e Rexhep Bojës e kuptoi drejt frymën e kohës, duke i dhënë kohës dhe hapësirës kuptim dhe qëllim, ku liria dhe pavarësia politike ishin kushte edhe për lirinë fetare të qytetarëve!” – ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Tutje Hoxhaj ka thënë se Boja u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës në mesin e shteteve islame.

“Kjo u bë nga një figur karizmatike si Myftiu i Kosovës, i cili poashtu, si një rast i rrallë, u bë edhe diplomat. Duke e njohur gjuhën arabe dhe mënyrën e të menduarit në Lindjen e Mesme, ai u bë faktor i zgjerimit të hartës së njohjes diplomatike të Kosovës në mesin e shteteve islame! Duke e njohur dhe vlerësuar kontributin e tij për shumë dekada, emri i tij është në themelet e lirisë, pavarësisë dhe shtetësisë sonë!” – ka shkruar ish ministri i jashtëm Hoxhaj.

Në një bisedë për Dukagjinin Hoxhaj para konferencës për ish ambasadorin Boja ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut duke e cilësuar si një figurë historike me ndikim të madh në vitet ’90 dhe gjatë procesit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës.

“Roli i ambasadorit Boja është një rol shumë përcaktues në vitet e ‘90-ta në një kohë kur ai ka qenë Kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) dhe myfti i Kosovës dhe në një kohë kur Kosova ka pas shumë që të internacionalizohet si një kauzë politike dhe si një çështje që do zgjidhje dhe me përgatitjen e tij politike, me intuitën politike, me formimin e tij intelektual, ka qenë fat i Kosovës që ai ka qenë në drejtimin e Bashkësisë Islame duke determinuar së bashku me lidershipin e asaj kohe artikulimin e drejtë të një kauze të tillë jo vetëm në Lindje të Largët, në botën arabe myslimane por edhe në Evropë së bashku me prijës politik por edhe me prijës fetarë, ai ka ditur të artikulon sa kauzën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi po aq të përfaqësoj realitetin politik të asaj kohe në mënyrë të dinjitetshme por gjithashtu edhe të del në mbështetje të luftës së drejtë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në një kohë shumë historike”, ka thënë Hoxhaj në një bisedë për Dukagjinin.

Shija e redaktorit

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Sejdiu: Boja ishte vizionar e përfaqësues i denjë shtetëror

Ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka thënë se Profesor Rexhep Boja është një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm në tre dekada të udhëheqjes...

Komandanti i FSK-së vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin...

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë...

Të fundit nga rubrika