Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është e pakuptueshme dhe antidemokratike që drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe po mbahet i fshehur dhe nuk po bëhet publik.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se ai e ka parë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Unë e kam lexuar draftin. Por pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe që thotë kryeministri Kurti ky është drafti që e kam pranuar, nuk ma merr mendja që do të duhej të komentoja tash”, ka deklaruar Hoxhaj, shkruan EO.
“Përtej asaj se çka është në përmbajtje, për mua është shumë me rëndësi zotimi qeveritar. Dhe është e pakuptueshme dhe antidemokratike që ky draft të mbetet më tutje i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme”, ka shtuar ai.
Një draft i prezantuar së fundmi në opinion nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për të cilin Qeveria nuk është deklaruar nëse është ai që i është prezantuar Kurtit.