Hoxhaj: Është jetike arritja e një marrëveshjeje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shprehur pakënaqësinë për mos gjetjen e një zgjidhjeje për grevën në arsim i cili ka thënë që çdo ditë e cila po kalon në grevë është një humbje e madhe me pasoja shumëdimesionale për shoqërinë dhe performancën pedagogjike të nxënësve

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook ka thënë që greva në arsim është një humbje e madhe me pasoja shumëdimensionale duke përmendur ditët e mësimit që nxënësit kanë humbur dhe orët e punës për mësimdhënësit.

“Sot u bënë katër javë që kur 320 mijë nxënës dhe 23 mijë mësimdhënës kanë humbur 23 ditë mësimi nga 185 ditë të vitit shkollor! Deri më sot janë humbur mbi 2.100.000 orë pune për mësimdhënësit e orë mësimi për nxënës”, ka shkruar Hoxhaj.

Ditët e humbura sipas tij janë një humbje e madhe me pasoja shumëdimesionale për shoqërinë dhe performancën pedagogjike të nxënësve, duke shtuar se aryseja e vetme është mungesa e një vullneti politik qeveritar për të ofruar një zgjidhje për mësimdhënësit.

Hoxhaj ka theksuar faktin që PDK ka ftuar një debat parlamentar në Kuvend për të rikthyer nxënësit në mësim dhe për ndërprerjen e grevës, duke mbështetur një zgjidhje e cila është kalimtare. Por, rezoluta e prezantuar dhe zgjidhja e sygjeruar nuk ishte pranuar nga shumica në Kuvend dhe kjo jo për shkak të fuqisë së argumentit, por si refleks i nevojës për të nxjerrë jashtë inatin, të cilin e kanë brenda.

Ndër të tjera nënkryetari i Kuvendit të Kosovës ka shkruar se është jetike që të ndalet fushata e egër dhe e strukturuar e denigrimit të figurës dhe personalitetit të mësimdhënësit, të cilët po akuzohen dhe po fyhen në mënyrën më të ulët që ka përjetuar ndonjëherë mësimdhënësi shqiptar në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika