Hoxhaj: Fitorja e Kurtit nuk ka qenë asgjë tjetër veçse populizëm

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj vlerëson se fitorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, s’është asgjë tjetër, veçse populizëm

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se sikur zgjerimi evropian të ishte një agjendë e mirëfilltë drejt Ballkanit, edhe elitat politike në Ballkan, Kosovë, Serbi e kudo tjetër, do të bënin përpjekje që të bënin një politikë më të matshme, më konkrete, e bazuar në rezultate dhe ndoshta do të ishte mundësia për të qenë pranë portës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një debat publik mbi rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike, Hoxhaj vlerëson se fitorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, s’është asgjë tjetër, veçse populizëm.

“Fitorja e Kurtit nuk ka qenë asgjë tjetër veçse populizëm, e shtroj pyetjen se a është Kosovë pas 2 viteve më e sigurt sesa ka qenë 2019,2021. A ka Kosova në 2023 më shumë aleatë sesa ka pasur në vitin 2021, a ka Kosova në 2023 më shumë njohje, më shumë anëtarësi ndërkombëtare sesa ka pasur më 2019, 2020. A jetojnë njerëzit më mirë në Kosovë sesa kanë jetuar në atë kohë? Të gjitha këto pyetje e kanë përgjigjen fort negative”, ka thënë ai.

Sipas tij, pyetja që duhet të shtrohet nga ana e Kosovës është se si të integrohet komuniteti në veri të vendit.

“Si ta përmbylllim shtetndërtimin në veri të vendit, t’i zbatojmë ato obligime ndërkombëtare që i kemi marrë në vitin 2013, të themelohet Asociacioni, edhe në përputhje me letrën e Mogherinit edhe në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos lejojmë që situata në veri të vendit t’i shërbejë Kurtit për një fazë të re të populizmit, duke e udhëhequr vendin drejt një paqartësie politike kur ne nuk e dimë se si do të duket fundi i vitit 2023”.

Siç potencon Hoxhaj, për Kosovën është jetike tejkalimi i “populizmit aktual”.

“Për ne në Kosovë është jetike po ashtu të jemi të vendosur ta tejkalojmë populzimin aktual nëse ne i themi qytetarëve të Kosovës që Kosova më 1999 ka triumfuar mbi historinë dhe Serbinë si okupues, që ne në vitin 2008 kemi triumfuar për herë të dytë me shpalljen e pavarësisë dhe për ne është jetike që të ndërtojmë një marrëdhënie normale me Serbinë drejt njohjes së ndërsjellë”.

Ai thotë se  kryeministri Kurti “po e kërcënon Kosovën brenda dhe jashtë”.

“Kurti po shihet që në kohën e fundit po e kërcënon Kosovën brenda dhe jashtë dhe mendoj që debati kryesor që duhet ta kemi është që a duam të lëvizim në 2023 në një parametër të ri politik apo duam që të jemi në këtë moqeal politik ku jemi futur në këto 3-4 vitet e fundit si pasojë e populizmit dhe si pasojë e përdorimit të çdo gjëje çka përdorin populistat për ta bindur opinionin publik që kjo është rruga e vetme se si mund të qeveriset ky vend”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika