Hoxhaj i kërkon kryediplomatit hungarez shpjegim: Pse votuat kundër Kosovës?

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kërkuar përgjigje nga Hungaria se pse kanë votuar kundër Kosovës në Komitetin e Ministrave për ta futur Kosovën në rend dite për votim për anëtarësim në KE

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kërkuar përgjigje nga Hungaria se pse kanë votuar kundër Kosovës në Komitetin e Ministrave për ta futur Kosovën në rend dite për votim për anëtarësim në Këshill të Evropës.

Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se “është për të ardhur keq që Hungaria ka ardhur në këtë pikë për të mbështetur politikat hegjemoniste të Beogradit në rajon”.

“Vota e Hungarisë në Këshill të Evropës kundër Kosovës është politikisht dhe moralisht e gabuar! A do të ketë miku im ministri i jashtëm Péter Szijjártó një shpjegim se si ndodhi kjo?”, ka shkruar tutje Hoxhaj.

Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës ka proceduar aplikimin e Kosovës që të shkojë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Pro anëtarësimit të Kosovës votuan shtetet si : Shqipëria, Andorra, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Islanda, Irlanda, Italia, Letonia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malta, Monako, Mali i Zi, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, San Marino, Sllovenia, Suedia, Zvicra, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndërkaq vota kundër e Hungarisë së drejtuar nga Viktor Orban, shtet ky që e ka njohur shtetësinë e Kosovës, ishte befasia e kësaj ngjarjeje.

Pos Hungarisë kundër votuan edhe Spanja, Rumania, Qipro, Gjeorgjia, Azerbajxhani e Serbia.

Kanë abstenuar: Greqia, Sllovakia, Ukraina e Bosnja.

Ndërkaq shteti i Armenisë nuk ka marrë pjesë fare në votim.

Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqëson 46 shtete anëtare, në një mbledhje të jashtëzakonshme, me më shumë se 2/3 e votave sapo mori vendimin që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës.

Me këtë vendim, Kosova ka kaluar etapën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Kosova e kishte dorëzuar aplikimin për në KiE më 12 maj të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika