Hoxhaj: Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar se Kosova i ka bërë dy vjet që nuk ka marrë asnjë njohje nga vendet që nuk e kanë njohur si shtet dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, për mosarritjen e asnjë njohjeje gjatë dy viteve të fundit.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hoxhaj këtë e ka quajtur si politikë e jashtme “e rënies së lirë”.

“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë”, ka shkruar Hoxhaj.

Pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën janë, Spanja, Rumania, Sllovakia, Qipro dhe Greqia.

Ndryshe, ka më shumë se katër muaj që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

SHBA-ja përkrah aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE

“Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për ta mbështetur Kosovën, pasi ajo zë vendin e merituar si një shtet sovran dhe i pavarur përkrah fqinjëve të saj në institucionet evropiane dhe euroatlantike – përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Kështu ka deklaruar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Kosovë, Erik Brassil, duke shtuar se vendimi për anëtarësim kërkon pëlqimin e shteteve anëtare të KiE-së.

“Vendimi për anëtarësim në këto programe dhe organizata kërkon pëlqimin dhe miratimin e këtyre institucioneve dhe shteteve të tyre anëtare, jo vetëm të SHBA-së”, ka deklaruar Brassil.

Pos SHBA-së, pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë janë deklaruar edhe Gjermania dhe Britania e Madhe.

Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Deputeti gjerman, Knut Abraham, kishte deklaruar se ka pyetur ekzekutivin e tij nëse do ta mbështeste aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm dhe se përgjigjja ka qenë pozitive.

Abraham kishte publikuar një letër, ku thuhej se Qeveria Federale e Gjermanisë “mbështet anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Ndërkaq, deri më tani, Kosova është bërë anëtare e disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato më të rëndësishme financiare dhe sportive.

Çfarë është Këshilli i Evropës?

E themeluar në vitin 1949, kjo organizatë ka realizuar fushata për mbrojtje të fëmijëve, kundër gjuhës së urrejtjes si dhe për të drejtat e romëve, të cilët përbëjnë komunitetin më të madh në Evropë.

Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin, si dhe të kryejnë reformat e duhura gjyqësore.

Grupi i saj i ekspertëve për kushtetutë, i njohur si Komisioni i Venecias, ofron këshilla ligjore për shtete të ndryshme në botë.

Si organizatë ndërkombëtare, Këshilli i Evropës nuk mund të bëjë ligje, por ka aftësi të nxisë zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të arritura nga vendet anëtare për tema të ndryshme.

Dy trupat kyçe të Këshillit janë, Komiteti i Ministrave dhe Asambleja Parlamentare.

Përfitimet dhe sfidat e Kosovës nga anëtarësimi në KiE

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika