Hoxhaj: Kosova plotëson gjithë kriteret për KiE, por ka përpjekje për kushtëzim

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës, por, sipas tij, ka përpjekje për kushtëzim

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE).

Hoxhaj ka thënë se edhe pse Kosova është shteti më i ri, pretendon se është demokracia më e konsoliduar në rajon.

Ai, në News24, ka thënë se shtetet anëtare kanë reflektuar qëndrimet e tyre me votat e dhëna në Asamblenë Parlamentare të KiE, edhe pse tha se ka përpjekje për ta kushtëzuar anëtarësimin me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, hapi i radhës për Kosovën nëse anëtarësohet në KiE, duhet të jetë NATO.

“Kosova i plotëson të gjitha kriteret. Jemi shteti më i ri por pretendojmë se jemi demokracia më e konsoliduar në rajon. I përmbushim të gjitha standardet që duhen që një vend të jetë në KiE. Pas NATO dhe BE, KiE është organizata e tretë më e rëndësishme në Evropë”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se kjo për Kosovën do të ishte një vulosje e re e shtetësisë së saj si vend evropian.

“Për Kosovën do të ishte një vulosje e re e shtetësisë së saj si vend evropian, dhe ky anëtarësim do të ishte shumë i rëndësishëm. Shtetet anëtare kanë reflektuar qëndrimet e tyre me votat e dhëna në Asamblenë Parlamentare të KiE”, ka shtuar Hoxhaj.

“Po dëgjoj që ka një përpjekje për ta kushtëzuar me themelimin e Asociacionit anëtarësimin si një kusht i fundit paraprak. Mendoj se është diçka e padrejtë që i bëhet Kosovës duke ditur se i përmbush kriteret. Kjo është një mënyrë se si shtetet e mëdha bëjnë politikat në raport me shtetet e tjera si Kosova. Është një praktikë e zakonshme. Pas këtij ndryshimi të madh gjeopolitik, hapi i radhës duhet të jetë NATO-ja”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika