Hoxhaj: Lufta në Ukrainë shërbeu si thirrje zgjimi, as pas dy vjetësh BE nuk pati rigjallërim

"ushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia ka shërbyer si një thirrje zgjimi për BE-në dhe para dy viteve kam qenë i sigurt që do të lindë gjeopolitikisht një BE e re dhe e ringjallëruar. Përkundër mbështetjes për Ukrainën, ky rigjallërim dhe kjo rilindje e Evropës nuk ndodhën, gjë që është arsyeja që tani shohim dilema strategjike"

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se pushtimi brutal i Ukrainës nga Ruisa ka shërbyer si një thirrje zgjimi për Bashkimin Evropian, por sipas tij, nuk pati as rigjallërim e as rilindje të Evropës.

Këto komente Hoxhaj i bëri në Kongresin e Vienës, teksa shtoi se lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën për të përshpejtuar procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Pushtimi brutal i Ukrainës nga Rusia ka shërbyer si një thirrje zgjimi për BE-në dhe para dy viteve kam qenë i sigurt që do të lindë gjeopolitikisht një BE e re dhe e ringjallëruar. Përkundër mbështetjes për Ukrainën, ky rigjallërim dhe kjo rilindje e Evropës nuk ndodhën, gjë që është arsyeja që tani shohim dilema strategjike. Nëse në Ballkan kemi menduar se lufta në Ukrainë e shton urgjencën e diskutimit për zgjerimin e BE-së, në rajon kjo duket si pritje naive sepse nuk po ndodh.

Lufta në Ukrainë ka nxjerrë në pah nevojën për të përshpejtuar procesin e pranimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për ta rigjallëruar atë për të gjitha vendet e rajonit që nuk janë ende në BE. Mirëpo, asgjë e rëndësishme në procesin e anëtarësimit nuk ka ndodhur as sa i takon Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë”, ka thënë Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika