Hoxhaj: Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, në takimin e tij me emisarin, Lajçak ka thënë se marrëveshja me Serbinë për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian(BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe nënkryetari Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, të mërkurën gjatë qëndrimit në Austri në margjinat e Forumit Evropian “Alpbach” ka takuar përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian(BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, nënkryetari i Kuvendit, Hoxhaj ka thënë se marrëveshja për njohjen reciproke është urgjente për Kosovën.

“Darkë dhe diskutime për të ardhmen evropiane, me mikun Miroslav Lajčák! Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë është urgjente për Kosovën, duke qenë qëllimi, strategjia dhe kauza jonë në dialog!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ndryshe, të enjten e 18 gushtit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian(BE).

Në ndërtesën ku po mbahej takimi, ishin të pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën ku po mbahej takimi ka qenë i pranishëm edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Pavarësisht takimeve të gjata dypalëshe e trepalëshe, në këtë ditë nuk u arrit marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa më 27 gusht Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e kishte dhënë lajmin se është arritur një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Serbia kishte rënë dakord t’i shfuqizojë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika