“Nuk mund ta përmbyllja vitin 2022, pa i vizituar miqtë e mi, presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen pas nëntë dyerve të mbyllura, padrejtësisht, në Hagë! Ata mbyllën portën e errët të robërisë dhe së bashku me UÇK-në hapën derën e madhe të lirisë”.
Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratikë të Kosovës, Enver Hoxhaj, pas vizitë së tij te ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Hoxhaj tha se ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar nga padrejtësitë e vjetra.
“Ata do të triumfojnë përsëri mbi këtë padrejtësi të re, sikurse kanë triumfuar mbi padrejtësitë e vjetra të historisë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.