Hoxhaj për mosnjohjen e Kosovës nga Spanja: Nuk i sjell nder të jetë në një barkë me Rusinë

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Spanja po refuzon ta njohë pavarësinë e Kosovës, duke e përmendur si arsye procesin e dialogut kurse në anën tjetër njohu Palestinën, jashtë Marrëveshjes së Oslos.

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Hoxhaj e ka quajtur këtë hipokrizi diplomatike teksa ka shtuar se Spanjës nuk i sjell asnjë nder të jetë në një barkë me Rusinë sa i përket Kosovës.

“Spanja ende refuzon të njohë shtetin më të ri të Evropës, Kosovën, duke përmendur procesin e dialogut të Brukselit, megjithatë ajo e njeh Palestinën, jashtë Marrëveshjes së Oslos. Nuk i sjell asnjë nder Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane të jenë në të njëjtën barkë me Rusinë në Kosovë. Hipokrizi diplomatike?”, ka shkruar Hoxhaj në “X”.

Ndryshe, më 22 maj, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njoftuar se kanë vendosur ta njohin Palestinën si shtet të pavarur, duke argumentuar se zgjidhja me dy shtetet është zgjidhja e vetme për paqe afatgjate në konfliktin izraelito-palestinez.

Shija e redaktorit

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Të fundit nga rubrika