Hoxhaj për rastin e vëllezërve Bytyqi: Kriminelët serbë duhet të vihen para drejtësisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj pas miratimit të rezolutës për rastin e vëllezërve Bytyqi në Kongresin Amerikan ka thënë se kriminelët serbë duhet të vihen para drejtësisë

Enver Hoxhaj, ish ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas miratimit të rezolutës në Kongresin Amerikan për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi duke thënë se “Kriminelët serbë duhet të vihen para drejtësisë”.

Ai këtë e ka shprehur përmes një postimi në Twitter.

Ndryshe, të enjten, Kongresi Amerikan ka miratuar Rezolutën e Vëllezërve Bytyqi, duke vendosur se “progresi në zgjidhjen e rastit, ose mungesa e tij, duhet të mbetet një faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Serbisë”.

Këtë vendim e ka bërë të ditur Familja Bytyqi përmes një postimi në Twitter.

Ndryshe, tre vëllezërit Bytyqi ishin tre shqiptarë nga Prizreni me shtetësi amerikane, të cilët u vranë në korrik të vitit 1999 në Serbi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika