Hoxhaj: Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Qeveria po ndjek politikë të jashtme “tmerrësisht të gabuar”

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Ish-ministri i Jashtëm, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për politikën e jashtme.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se Qeveria po ndjek politikë të jashtme “tmerrësisht të gabuar”.

“Në një botë multipolare, Qeveria Kurti ndoqi politikë të jashtme tmerrësisht të gabuar, ku demokracia perëndimore e sanksionojnë dhe shtetet e mëdha aziatike, njohëse të Kosovës, çdo ditë e përjashtojnë, sikurse edhe anëtarësimi i djeshëm i Serbisë në ASEAN, organizatën më ndikim dhe një zonë shumë e zhvilluar e Azisë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Hoxhaj, kishte reaguar ndaj qeverisë aktuale të vendit të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, pas asociimit të Serbisë në organizatën më të madhe të Azisë, ASEAN.

Ai ka theksuar se Kosova asnjëherë nuk ka qenë me kaq pak prezencë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Nga Evropa në Amerikë, e nga Azia në Amerikën Latine, Kosova asnjëherë nuk ka qenë me kaq pak prezencë në marrëdhëniet ndërkombëtare prej vitit 1989, sesa si tash me qeverinë Kurti! Aty ku me dekada Serbia ishte e izoluar, me qeverinë Kurti, i janë hapur dyert në tërë botën, sikurse asocimi i shpejt i Serbisë në ASEAN, organizatën më të madhe në Azi”, shkruante ai.

Sipas Hoxhajt, politikës së jashtme së Kosovës i është shuar vullneti dhe tharë energjia e mbrojtjes së interesit shtetëror.

“Natyrisht, këtu për tërheqjet e njohjeve nga Azia, se as që mund të bëhet fjalë për të marrë njohje të reja! Si e sheh Evropa Kosovën, nuk tregojnë recitimet në Forumet Alpbach dhe Bled, por kërcënimet për heqjen e liberalizimit të vizave nga Parisi dhe Berlini”, thoshte ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika