Hoxhaj: Suksesi i policisë të përkthehet në fitore diplomatike, të sanksionohet Serbia

Ish-ministri i Jashtëm, njëherësh deputet i PDK-së thekson se sulmi i së dielës ka ndryshuar politikën rajonale dhe se kërkon qartësi edhe sa i përket vazhdimit të dialogut. Kritik tregohet ndaj udhëheqësve shtetërorë, për të cilët thotë se duhet të dalin me një strategji për të ecur përpara.

Enver Hoxhaj, ish ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, dënon ashpër sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Thotë se është momenti i fundit që bashkësia ndërkombëtare të sanksionojë Serbinë, derisa nga Qeveria e Kosovës kërkon që suksesin e policisë ta përkthejë në fitore politike e diplomatike.

Ish-ministri i Jashtëm, njëherësh deputet i PDK-së në intervistën për KosovaPress, thekson se sulmi i së dielës ka ndryshuar politikën rajonale dhe se kërkon qartësi edhe sa i përket vazhdimit të dialogut. Kritik tregohet ndaj udhëheqësve shtetërorë, për të cilët thotë se duhet të dalin me një strategji për të ecur përpara.

Duke thënë se nevojitet reflektim i thellë i asaj që ndodhi një javë më parë në veri të vendit dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë, Hoxhaj thekson se kjo e fundit përmes sulmit terrorist synoi aneksimin e veriun sikurse Rusia që kishte bërë me Krimenë. Paralajmëron për rrezikun që i kanoset vendit nga sulme të tjera të mundshme nga ana e shtetit serb.

“Së pari, mendoj që Serbia e ka marrë përgjigjen e plotë duke demonstruar nga ana e Republikës së Kosovës që kushdo që bënë përpjekje që ta sulmojë sovranitetin dhe integritetin territorial do të pësojë sikur që e ka pësuar ai grup terrorist, të cilët bënë një akt të agresionit mbi Republikën e  Kosovës… Së dyti, mendoj që akti si i tillë pa dyshim që ka lidhje direkt me politikën serbe, me shtetin serb, me vetë Aleksandër Vuçiqin, meqë Aleksandër Vuçiqi para se të bëhet politikan ka qenë paramilitar dhe krejt çka e njeh ai në karrierën e tij të hershme është pikërisht organizimi paraushtarak, paramilitar sikurse ishte kjo bandë kriminale që sulmoi veriun e  Kosovës dhe ne mendojmë që duhet të kemi një hetim ndërkombëtar mbi këtë çështje të pavarur dhe i takon Bashkimi Evropian si ndërmjetësues që pikërisht të shtyjë çështjen e një hetimi  ndërkombëtar meqë nuk mund të jeni në tavolinë të negocimit  për normalizim të raportit dhe në të njëjtën kohë të sulmoni një shtet sovran dhe të pavarur… natyrisht që Serbia duhet të sanksionohet dhe është koha e fundit kur Serbia duhet të sanksionohet”, thotë Hoxhaj.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës rendit një mori argumentesh që e bëjnë Serbinë përgjegjëse për sulmin terrorist të së dielës së shkuar.

“Pa dyshim se ajo çfarë ka ndodhur në veri të dielën ka qenë një sulm dhe akt agresioni i planifikuar, me agjendë të qartë politike, njerëzi të cilët kanë qenë të trajnuar, armatim i cili është siguruar nga shteti serb dhe koha e prodhimit të këtij armatimi tregon që shteti serb është mbrapa dhe në Serbi nuk mund të blesh një pistoletë, revole në treg të zi, lëre më armatim për një këmbësori të rëndë me uniforma. Por, përtej sasisë së armatimit, kohës së prodhimit, unë mendoj që vëmendja në Kosovë duhet të jetë rreth agjendës së tyre politike, platformës, qëllimit të tyre politik dhe ajo se çfarë ka ndodhur të dielën nuk është asgjë tjetër veçse e ngjashme me një përpjeke për ta aneksuar këtë pjesë të territorit të Kosovës. Në pikëpamjen time është e ngjashme me aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë, është e ngjashme me penetrimin e  forcave paraushtarake, paramilitare, bandave kriminale në Donbas, është e ngjashme me mënyrën sesi ka filluar lufta në Kroaci dhe se si ka qenë agjenda e politikës serbe për të kontrolluar territorin e Kroacisë, është e ngjashme me atë se çfarë ka ndodhur në Bosnje… Partnerët tanë ndërkombëtarë… duhet ta shohin aktin e agresionit të së dielës si një pikë kthese në raportet Kosovë-Serbi dhe në politikën rajonale”, vijon Hoxhaj.

Për deputetin e PDK-së është e rëndësishme që të hetohet në tërësi rasti dhe Kosova të ripozicionohet.

Sulmi terrorist, kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj serbomëdha Hoxhaj thotë se dëshmojnë se Kosova nuk guxon të kthehet në tavolinën e dialogut sikurse nuk ka ndodhur asgjë.

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Hoxhaj thekson nevojën e koordinimit me ndërkombëtarët dhe strategji shtetërore për të ecur përpara drejt normalizimit me Serbinë. Kritik tregohet ndaj udhëheqësve shtetërorë, për të cilët thotë se “nuk duhet të dalin me tituj e lajme.”/KSP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika