Hoxhaj takon ish-sekretarin e NATO-s: Bëri gjithçka për çlirimin e Kosovës

"Ishte ndjenjë e veçantë kur pash që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek"

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka takuar në Londër ish-sekretarin e NATO-s, Lord George Robertson.

Hoxhaj ka thënë se Robertson ka bërë gjithçka për çlirimin e Kosovës në një nga periudhat më kritike të vendit.

“Edhe pas kaq vitesh vazhdon të jetë i mishëruar me fatin e Kosovës, Lord George Robertson, ish-sekretar i NATO-s, që bëri gjithçka për çlirimin tonë në një nga periudhat më kritike për Kosovën. Sot, ishte kënaqësi e madhe që e takova në Londër dhe biseduam për kohët e vjetra, dashurinë e tij ndaj Kosovës dhe të ardhmen e saj.

Ishte ndjenjë e veçantë kur pashë që në zyrën e tij është e varur një pikturë e punuar me lulëkuqet e Kosovës, e dhuruar nga nxënësit e shkollës së fshatit Poklek”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika