Hoxhaj: U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB

Deputeti nga PDK, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas pranimit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka kritikuar këtë veprim, duke theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pranuar pa njohje të ndërsjellë dhe pa anëtarësim në NATO dhe OKB. Hoxhaj ka kërkuar që qeveria të jetë transparente në veprimet e saj dhe thotë se është koha që qytetarët të largohen nga komplotet populiste dhe fantazitë e Kurtit

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka reaguar pas pranimit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është pranuar pa njohje të ndërsjellë dhe pa anëtarësim në NATO dhe OKB.

Sipas tij, sulmi terrorist i 24 shtatorit ka kaluar pa arritur ndonjë përfitim për Kosovën.

“Kjo është javë fatale për Kosovën dhe me pasoja kolosale për të ardhmen! U pranua Asociacioni që tashmë është autonomi, u pranua pa njohje të ndërsjellë, pa anëtarësim në NATO dhe OKB, dhe 24 shtatori, si akt agresioni, kaloi si një ngjarje pa asnjë rëndësi dhe nuk solli asnjë përfitim për Kosovën dhe asnjë sanksion për Serbinë”, ka shkruar Hoxhaj.

Më tej ai ka thënë se Kurti, ka hequr dorë nga përmbyllja e shtetësisë së Kosovës duke e lënë këtë të fundit në status-quo.

“Është koha që Qeveria të merr përgjegjësi politike dhe të japë transparencë, duke publikuar çdo gjë çka është pranuar, por, është koha gjithashtu që qytetarët të braktisin komplotet populiste dhe fantazitë e Albin Kurtit që Kosovën e betonoi në pafundësi në status-quo. Këtë javë u hoq dorë përfundimisht nga qëllimet për të realizuar idealet themeluese të Kosovës së pavarur dhe përmbylljen e shtetësisë së saj!”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika