Hoxhaj: Vizita e Daçiqit në Moskë është alarmante, i bën jehonë të kaluarës së Serbisë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur si alarmante, vizitën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në Moskë

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj vizitës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, në Moskë, duke e quajtur vizitën si alarmante.

Në platformën “X”, Hoxhaj vendi kandidat për në BE, Serbia, është një trillim, pasi sipas tij, ajo është boshti i gjenocidëve kundër fqinjëve të tyre.

Hoxhaj thekson se të dyja janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës.

“Vizita e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Daçiç, në Moskë, mes luftës së Rusisë kundër Ukrainës dhe vlerave demokratike është alarmante. Ajo i bën jehonë të kaluarës së Serbisë në vitet 1990. Vendi kandidat për në BE, Serbia, është një trillim pasi ky është boshti i gjenocidëve kundër fqinjëve të tyre. Të dy janë kundër një Ballkani demokratik dhe Ukrainës”, shkroi Hoxhaj.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika