Hoti: Dorëheqja e Qeverisë, shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë intervistës në emisionin FIVE, 18 prill 2023.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka komentuar situatën ekonomike në vend, duke cilësuar qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë fushë si të dobët.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Hoti ka thënë se shpenzimet për çështje ekonomike gjatë vitit 2022 kanë rënë dukshëm krahasuar me vitin 2019, që është viti para pandemisë.

“Performancën e dobët në ekonomi të kësaj qeverie e dëshmojnë këto të dhëna. Kjo e fakton argumentin se ekonomisë së Kosovës i mungojnë rreth 500 milionë euro investime kapitale, të cilat kanë prodhuar efekte multiplikuese negative në të ardhura dhe rritje ekonomike”, shkroi ai.

Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka theksuar se kjo është arsyeja që rritja ekonomike, matur në periudha tremujore, ka qenë me trend rënës nga tremujori i dytë i vitit 2021, që është koha kur kjo qeveri ka nisur punën.

“Dorëheqja është shpëtim për stabilitetin ekonomik dhe politik të vendit”, shtoi më tutje Hoti.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika