Hudhra: Dobitë dhe të këqijat e saj!

Hudhra është një përbërës i zakonshëm gatimi që përdoret në çdo familje indiane për të përmirësuar shijen e ushqimit

Hudhra

Hudhra është e njohur si armiku i raporteve sociale, për nga aroma e pakëndshme.

Por, ajo njëkohësisht është një mike e madhe e mirëqenies sonë, falë të mirave të shumta që përmban.

Përveçse rekomandohet në receta të ndryshme gatimi dhe sekrete kulinare, hudhra është një antibiotik i vërtetë natyral, që mund të na japë mjaft të mira dhe përfitime, si ushqyese ashtu edhe mjekësore.

Hudhra- Armike e baktereve!

Të mirat e spikatura antibiotike të hudhrës, e cila i përket familjes së liliaceve, e bëjnë një aleate të fuqishme kundër agresioneve të shumë mikroorganizmave të rrezikshëm, si baktereve, viruseve, parazitëve dhe kërpudhave.

Hudhra, jo vetëm që është në gjendje t’i ndalojë këta agjentë të rrezikshëm që shkaktojnë inflamacione dhe infeksione, por ajo është edhe një imunostimulant perfekt.

Pra, hudhra është në gjendje që tu japë shtytjen e duhur mbrojtjeve imunitare të organizmit.

Janë të shumta mundësitë për të shfrytëzuar të gjitha të mirat e hudhrës, që nga infeksionet, rrugët e frymëmarrjes, ftohjes, e deri tek ato që godasin aparatin gastrointestinal ose lëkurën.

Fotoilustrim: Hudhra

Hudhra – Aleate e zemrës dhe e arterieve!

Hudhra është një mike e duhur e zemrës dhe e arterieve, sidomos për veprimin e saj hipotensiv.

Pra, hudhra është ideale për mbajtjen nën kontroll të presionit të gjakut, duke mënjanuar faktorin e parë të rrezikut për shëndetin kardiovaskular (hipertensionin).

Alicina, e përfshirë tek hudhra, gjithashtu redukton grumbullimin e trombociteve dhe, si rezultat, kufizon rrezikun e koagulimit të rrezikshëm, me formimin e trombeve pasuese në enët e gjakut. Jep përfitime për linjat dhe për mëlçinë.

Hudhra ka edhe efekt dobësues, sepse është efektive për të luftuar mbipeshën.

Kjo i dedikohet sidomos aftësisë së saj për të zvogëluar nivelin e triglicerideve (sheqerit në gjak). Përveç kësaj, hudhra siguron gjithashtu një pastrim të dobishëm dhe detoksifikim në nivelet e mëlçisë, stimulon enzimat e mëlçisë dhe kryen pastrimin e indeve nga çdo toksinë.

Hudhra – Si antikancerogjen!

Kur bëhet fjalë për hudhrën dhe avantazhet e saj, lista duket e vështirë për tu kompletuar. Sipas disa studimeve të fundit, hudhra duket se ka dhe një efekt parandalues kundër kancerit.

Aktiviteti i saj antikancer mund t’i atribuohet aftësisë së saj për ndërhyrje në disa mekanizma që shkatërrojnë qelizat.

Hudhra – Fuqi e saj përforcuese!

Vështirë është të besohet, duke pasur parasysh se aroma e padurueshme e këtij zhardhoku vë në rrezik serioz marrëdhëniet ndërpersonale, por janë kërkimet shkencore ato të cilat e konfirmojnë këtë gjë, se hudhra ka veti përforcuese, ose hudhra mund të jetë përbërëse e një lloj ilaçi magjik, si për të stimuluar dëshirën femërore, ashtu edhe për ta luftuar impotencën.

Hudhra – Kundërindikacionet e saj!

Të mirat që kemi nga konsumimi i hudhrës, janë të shumta. Por, ajo ka edhe disa të meta apo kundërindikacione.

Në veçanti, përpiquni të shmangni konsumimin e tepërt të hudhrës, pasi ajo mund të shkaktojë efekte anësore të papritura, si të përziera në bark dhe të vjella.

Ndërkaq, ato që nuk duhet assesi ta hanë hudhrën, janë nënat e reja, të cilat ushqejnë fëmijë me gji.

Kjo, sepse hudhra ka të ngjarë të ndryshojë shijen e qumështit dhe të shkaktojë siklet gastrointestinal tek foshnja.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika