Humb jetën 25-vjeçari shqiptar në Itali, kamionin që po e drejtonte u përplas në mënyrë fatale

Kamioni që po e drejtonte u përplas në një mënyrë fatale në rrugë në Itali, kështu duke e humbur jetën 25-vjeçari me origjinë shqiptare

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik këtë të hënë në Itali.

I riu që drejtonte një kamion u përplas me një tjetër kamion të ndaluar në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe kabinës së pagesave Mantua në veri.

25-vjeçari, që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi të lartë, ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje, raporton topchannel.

Policia rrugore e Verona Sud, zbuloi se aksidenti ndodhi pas një aksidenti të mëparshëm, ku një kamion u përmbys në rrugë rreth orës 06:20 të mëngjesit.

Operacionet për lëvizjen e rimorkios zgjatën deri në orën 8:22 të mëngjesit, kohë kur një korsi u rihap për të lejuar qarkullimin e trafikut.

Në orën 9:40, rruga u mbyll sërish për të zhvendosur rimorkion, dhe në këtë moment, i tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vënë re mjetet e ndalura dhe është përplasur.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika