Humb jetën një 50-vjeçar në Mitrovicë, dyshohet se ra nga lartësia e urës

Një 50-vjeçar ka vdekur të mërkurën në Mitrovicë, pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e urës

Policia e Kosovës

Një 50-vjeçar ka vdekur të mërkurën e 26 korrikut, pasi dyshohet të ketë rënë nga lartësia e një ure në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën ‘ Dëshmorët e Kombit” në  Mitrovicë, si pasoj e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në përgjigje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika