Humb jetën një këmbësor në Drenas, arrestohet shoferja

Një person ka humbur jetën të hënën pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Xhevat Dogani” në Drenas

Ilustrim

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është goditur nga vetura në rrugën “Xhevat Dogani” në Drenas.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 10:40, kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhevat Dogani”-Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësori, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Shoferja e veturës të përfshirë në aksident është arrestuar nga policia.

“Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht, policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësja e automjetit të përfshirë në aksident është arrestuar”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika