Humb jetën një person në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Prishtinë është gjetur pa shenja jete dhe se trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion

Policia e Kosovës në veri, foto ilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në komunën e Prishtinës.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se një mashkull ka ndërruar jetë në Prishtinë, të enjten e 27 korrikut.

Vdekjen e tij e ka konsatuar mjeku kujdestar.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet të ketë kryer vetëvrasje duke përdorur armën e zjarrit. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika