Humbi rrugën në mal, fëmija 7-vjeçar gjendet shëndoshë e mirë pas orësh kërkimi

Një 7-vjeçar humbet në mal, por gjendet shëndoshë e mirë nga familjarët e Policia

Foto ilustrim

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njoftoi të dielën për një rast të ndodhur në rajonin e Artanës (Novobërdës), ku një 7-vjeçar kishte humbur në mal, pranë shtëpisë së tij.

Sipas njoftimit, ai thuhet se kishte dalë për të luajtur dhe dyshohet se kishte humbur orientimin.

Familjarët, të shqetësuar iu bashkuan Policisë së Kosovës në kërkimin për fëmijën, për rreth tre orë, pa mundur ta gjenin.

Ata kërkuan ndihmë nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, që menjëherë dërgoi ekipin në vendngjarje.

Ekipi i shpëtimit arriti në orën 13:30, por, sipas njoftimit të publikuar, fëmija ishte gjetur tashmë nga familjarët dhe Policia e Kosovës dhe po kthehej në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit i uroi fëmijës “shëndet dhe jetë të gjatë”.

Shija e redaktorit

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Të fundit nga rubrika