Deputeti Fatmir Humolli ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon t’i bëjë gabimet që partitë e tjera politike i kanë bërë dikur.
Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Humolli ka theksuar se kreu i ekzekutivit ka hyrë në rrugën e njëjtë të partive të tjera politike.
Ai potencon se marrëveshje për Kosovën duhet të bëhet me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe jo me Serbinë.
“Albin Kurti për fat të keq ka hyrë në rrugën e njëjtë me partitë tjera politike dhe është një sjellje konform gabimeve që i kanë bërë të tjerët edhe ky po i bën gabimet e njëjta për shkak se nuk po e respekton vetveten… të tjerët kanë qenë keq sepse kanë pranuar të bisedojnë me Serbinë për Kosovën me një pushtues që është larguar me forcë prej Kosovës dhe nuk kanë diskutuar me faktorin ndërkombëtar për gjendjen aktuale çfarë është. Nëse është dashur të bëhet marrëveshje, është dashur të bëhet marrëveshje me Bashkësinë Ndërkombëtare për Kosovën, dhe jo me Serbinë”, u shpreh ai.