Humolli me kritika ndaj Kurtit: Nëse një kapitalist i Kosovës është më i dobët se një i Serbisë, ke dështuar si shtet

Deputeti Fatmir Humolli ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti në një intervistë në "Debat Plus." Ai ka thënë se ka kërkuar nga Kurti të themelonte bankën shtetërore dhe të ofronte financim për bizneset dhe kapitalistët vendas

Fatmir Humolli, deputet

Deputeti, Fatmir Humolli, në “Debat Plus” ka drejtuar disa kritika ndaj kryeministrit, Albin Kurtit.

Humolli ka treguar se i ka kërkuar Kurtit, që të bëjë bankën shtetërore dhe të financojë biznesmenët dhe kapitalistët vendorë.

Sipas Humollit, nëse Kosova si shtet nuk e bën një kapitalist më të fuqishëm se sa një serb, atëherë ke dështuar si shtet.

“I kam kërkuar Albin me e bërë bankën shtetërore për me e ndalu gjakderdhjen financiare. Mos me shku fondi pensional ku janë mbi 2 miliard euro ashte Kosovës. Në bujqësi në atë sektor ku kam pasur qasje është me 20 deri 25 mijë euro bëhet një vend pune, që njerëzit mund të krjiu të ardhura të vazhdueshme. Na 2 miliard euro i kemi jashtë, tash Qeveria nuk ke në gjene me kthy financat tonë, që u japin kredi firmave të jashtme. Logjika e tyre a më u jep firmashvae tonë, u jep firmashave të huaj e firmashave tonë jo. Logjikë e mbrapshtë. Sikur sot shteti i Kosovës është si shtet kapitalist, në qoftë se na nuk e bëjmë kapitalist të fuqishëm përballë një kapitalisti serb, ti ki deshtu në shtet”, ka thënë Humolli.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika