Humolli nga KDI flet për trendin në rritje të shkeljes së të drejtave të punëtorëve në sektorin publik

Së fundmi, është rritur trendi i shkeljes së të drejtave të punëtorëve në sektorin publik. Për të diskutuar lidhur me këtë temë, në studion e emisionit "Rreth e Rrotull" ishte e ftuar Arbesa Humolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Arbesa Humolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Arbesa Humolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, për trendin në rritje të shkeljes së të drejtave të puntorëve në sektorin publik, ka diskutuar për një raport të publikuar lidhur me këtë çështje.

“Këto të dhëna, të cilat ne i kemi marrë, janë drejtpërdrejt nga qendrat të KDI-së, kemi qendrën për Avokim dhe Ndihmë Juridike falas. Qendër kjo që funksionin nga viti 2015, ku ne ofrojmë asistencë ligjore për qytetarët. Viktimat e korrupsionit, sinjalizuesit apo qytetarët tjerë që duan të vijnë të marrin asistencë juridike falas”, ka thënë Humolli.

Humolli ka thënë se përmes kësaj qendre kanë targetuar edhe vetë punëtorët, sepse sipas saj, kanë vërejtur që numri më i madh i parregullsive janë duke ndodhur në atë sektor.

“Viteve të fundit kemi vërejtur që ka një numër në rritje të qytetarëve që vijnë të raportojnë lidhur me parregullsitë dhe shkeljen e të drejtave në vendin e tyre të punës”, ka thënë tutje ajo.

Humolli është shprehur se perceptimi që në sektorin publik respektohen të drejtat e punës, tashmë po thyhet.

“Në sektorin publik, respektohen të drejtat e punës, punonjësit janë të mbrojtur dhe ky perceptim po thyhet ngadalë, sepse ne po vërejmë që po marrim raportime edhe nga zyrtarët publikë, nga shërbyesit civilë, që raportojnë te ne që këtë rast institucioni ia ka shkelur ndonjë të drejtë që ia garanton ligji ose aktet tjera ligjore në fuqi”, ka shtuar Humolli.

Sipas saj, raportimet për parregullsi në sektorin publik kanë qenë në fazën fillestare të rekrutimit, ku ka pasur dyshime për keqpërdorime në konkurse publike.

“Për ne është befasuese kur fillojmë të marrim raportime edhe nga punonjësit e këtij sektori, që keqpërdorimet dhe shkeljet e të drejtave të punëtorëve po ndodhin në vendin e punës”, ka shtuar tutje Arbesa Humolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika