Humolli: VV-ja e ka humbur besimin te populli, po qeveris sikurse partitë e vjetra

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka humbur besimin te populli. Sipas tij, kjo parti është votuar për të qeverisur ndryshe nga partitë e tjera dhe jo njëjtë si ato.

“Qeveria aktuale e ka marrë shumicën e votave edhe në kohën kur është deklaruar nga kundërshtarët politik se janë kundër Amerikës, populli ia ka dhënë besimin kësaj qeverie, edhe VV-së, në koalicion me Guxo dhe Mimozën”, ka thënë ai.

“Unë kam qenë kandidat i pavarur brenda. Faktori ndërkombëtar kur e ka që populli po zgjohet është frigu, kurse qeveria aktuale është frigu nga zgjimi i popullit dhe jo nga faktori ndërkombëtar. E ka humbur besimin te populli… I ka marrë 51% për të qeverisur ndryshe, jo të hyjë në një valle të njëjtë me partitë e tjera”, ka vijuar ai.

Ai tha se VV-ja nuk e ka kuptuar ende mesazhin pse i ka marrë 51% të votave, sipas tij qeverisja e tyre është larg pritshmërive të qytetarëve. Humolli ishte deputet i pavarur brenda grupit parlamentar të LVV-së, por së fundmi ka dalë nga ai grup, duke qëndruar vetëm i pavarur.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika