Hungaria bllokon 500 milionë euro ndihmë ushtarake të BE-së për Ukrainën

Ministrat e jashtëm të BE-së do të takohen të hënën, me ç'rast thuhet se vendet në bllok pritet të ushtrojnë presion mbi Hungarinë lidhur me shumën e të hollave që ishte planifikuar t'i jepet Ukrainës

Hungaria ka bllokuar rreth 500 milionë euro në mbështetje të armëve të BE-së për Ukrainën.

Ndonëse Bashkimi Evropian kishte planifikuar që një shumë prej 500 milionë eurosh të ndahej për Ukrainën, vendet në bllok thuhet se pritet të ushtrojnë presion mbi Hungarinë kur ministrat e jashtëm të BE-së të takohen të hënën, transmeton Sky News.

Vendet e BE-së po votonin mbi propozimet për të ndarë ndihmën nga Fondi Evropian i Paqes.

Në dhjetor, Budapesti bllokoi një paketë ndihme prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën.

Theksojmë se kryeministri i hungarez, Victor Orban ishte lavdëruar disa herë nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Kryeministri nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, ishte përgëzuar nga presidenti rus Vladimir Putin, pasi fitoi mandatin e katërt me një shumicë të madhe në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, transmeton BBC.

Në fjalimin e tij të fitores, Orban kritikoi burokratët e Brukselit dhe presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, duke i quajtur ata “kundërshtarë”.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika