Hungaria do të ratifikojë anëtarësimin në NATO për Finlandën dhe Suedinë në fillim të vitit të ardhshëm

Parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin në NATO për Finlandën dhe Suedinë në fillim të vitit të ardhshëm ka bërë të ditur kryeministri i hungarez, Viktor Orban

Flamuri i Finlandës, NATO-s dhe Suedisë

Kryeministri Viktor Orban tha të enjten se parlamenti i Hungarisë do të ratifikojë anëtarësimin në NATO për Finlandën dhe Suedinë në fillim të vitit të ardhshëm.

Orban tha në një konferencë pas një takimi të Grupit të Vishegradit në Sllovaki se qeveria e tij kishte vendosur tashmë që Hungaria do të mbështeste pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe parlamenti do ta vendoste këtë pikë në axhendën e tij në sesionin e tij të parë vitin e ardhshëm.

“Hungaria me siguri do t’i japë mbështetjen e saj pranimit të tyre, pasi qeveria të ketë bërë, edhe parlamenti do ta bëjë këtë,” tha Orban. Parlamenti normalisht mblidhet rreth mesit të shkurtit, shkruan Reuters.

Hungaria dhe Turqia janë të vetmet anëtarë të aleancës që nuk e kanë miratuar ende pranimin.

Qeveria hungareze paraqiti legjislacionin përkatës në korrik, por parlamenti, në të cilin partia qeverisëse e Orban Fidesz ka një shumicë prej dy të tretave, nuk i ka paraqitur ende dy projektligjet për debat dhe miratim.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika