Hungaria kërcënon Bullgarinë se mund t’i vë veto për hyrje në Schengen

Paralajmërimi për veto vjen pas marrëveshjes së arritur të enjten në mes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, që të nisen bisedimet për anëtarësim të Ukrainës në bllkun evropian

Hungaria do të përdorë veton kur të propozohet hyrja e Bullgarisë në zonën për lëvizje të lirë Schengen, përveç nëse i jep fund taksës së transitit për gazin rus, ka thënë Ministria e Jashtme e Hungarisë, të shtunën.

Paralajmërimi për veto vjen pas marrëveshjes së arritur të enjten në mes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë, që të nisen bisedimet për anëtarësim të Ukrainës në bllkun evropian, shkruan Rel.

Atë ditë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka lëshuar sallën, duke e lënë të lirë mundësinë për miratim të vendimit.

Rezistenca e Orbanit në Bruksel është shpërblyer me pikë në Moskë, me të cilën Orban ruan kontakte të rregullta, pavarësisht nisjes së luftës në Ukrainë.

Moska vazhdon të furnizojë Hungarinë me gaz.

Duke cituar ministrin e Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, Ministria e ka bërë të qartë për Bullgarinë që do të përdoret vetoja, nëse vazhdon zbatimi i taksës për gazin e importuar.

“Ne e kemi bërë të qartë për bullgarët, që nëse e vazhdojnë këtë masë, nëse e dëmtojnë sigurinë e zinxhirit tonë furnizues, atëherë ne do ta përdorim veton për Schengen”, ka thënë Szijjarto.

Ai ka thënë se hungarezët do ta shfuqizojnë veton sapo të hiqet taksa e transitit.

Ndonëse shtetet e Evropës Perëndimore bëjnë përpjekje të mëdha për ta shmangur gazin rus, Hungaria ka pranuar 4.5 miliardë metra kubë të gazit në vit, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar me Rusinë më 2021.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika