Hungaria mbyll objektet publike për shkak të rritjes së kostos së energjisë

Një numër i madh i qyteteve në Hungari kanë mbyllur objektet publike për shkak të rritjes së çmimit të energjisë, në mesin e objekteve janë teatrot, llixhat, pishinat, bibliotekat, muzetë dhe objektet sportive

Foto ilustrim

Dhjetra qytete janë duke mbyllur objektet publike në të gjithë Hungarinë për shkak të kostove të larta të energjisë.

Ndër objektet më të zakonshme të prekura janë teatrot, llixhat, pishinat, bibliotekat, muzetë dhe objektet sportive.

Nënkryetari i qytetit Szeged, Tamás Kovács ka thënë që fatura e gazit është shumëfishuar dhe qeveria nuk po bën asgjë për t’i ndihmuar.

“Shteti hungarez ka krijuar një sistem jofunksional në sektorin komunal nga 1 janari (kur për shumë njerëz fillon ndryshimi i çmimit). Ka bashki që janë pjesërisht jofunksionale që nga shtatori, duke u përpjekur të kryejnë të paktën detyrat e detyrueshme publike, por me reduktim, transporti publik ose objektet e mbyllura”, ka theksuar ai.

Situata e njëjtë është në të gjithë vendin me autoritetet komunale që përballen me pesë deri në dhjetëfish rritje të çmimeve të energjisë, raporton euronews.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika