Të mërkurën e 31 gushtit Hungaria ka nënshkruar marrëveshje me kompanin energjetike “Gazprom”.
Marrëveshja është nënshkruar me gjigantin energjetik rus “Gazprom” për 5.8 miliardë metra kub gaz natyror shtesë.
Zëdhënësi ndërkombëtar për qeverinë e Hungarisë, Zoltan Kovacs ka thënë se do të jetë në krye të furnizimeve aktuale të vendit, raporton euronews.
“Furnizimi me energji i Hungarisë është i sigurt,” ka shtuar ai.
Njoftimi ka ardhur derisa Evropa po bën përpjekje të reduktojë konsumin e energjisë dhe të përballet me një reduktim të furnizimit me gaz rus.