Huruglica: Marrëveshja për energjinë Kosovë-Serbi, hap pozitiv në aspektin ekonomik

Ekonomisti Huruglica ka thënë se marrëveshja për energji në mes të Kosovës dhe Serbisë do të jetë një hap pozitiv në aspektin ekonomik, sepse sipas tij, me taksat që paguhen nga qytetarët balancohet edhe buxheti. Ndërsa për çmimet e larta, Huruglica ka thënë se Qeveria duhet të ketë mekanizëm kontrollues që ti kontrollojë importet për derivate

Naim Huruglica, ekonomist

“E palogjikshme që për 20 vjet në një territor të caktuar të shfrytëzohet energjia elektrike pa kontroll dhe të mos paguhet, madje kjo zonë është përdorur edhe për aktivitete tjera, si për kriptovalutat”, kështu ka thënë Naim Huruglica, ekonomist për marrëveshjen e energjisë të nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai për këtë marrëveshje ka thënë se pritet të ketë ndikim të menjëhershëm në ekonomi.

I ftuar në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, ka thënë se kjo marrëveshje do të jetë një hap pozitiv në aspektin ekonomik, sepse sipas tij, me taksat që paguhen nga qytetarët balancohet edhe buxheti.

“Me taksat që paguajmë që të balancohet buxheti, sferën ekonomike do të jetë shumë e mirë, do të ketë efekte pozitive, situata do të përmirësohet në nivel lokal dhe regjional”, ka thënë Huruglica.

Sipas Huruglicës, për shkak të luftës në Ukrainë, do të rritet presioni që të ketë cmim të lartë të energjisë, pra siç thotë ai kjo marrëveshje do të ketë efekte të mëdha në ekonomi.

Sipas Huruglicës, Qeveria ka të drejtë të ndërhyrë kur ka manipulime në çmime të naftës.

Ai ndër të tjera ka thënë që Qeveria mund të gjejë bazë të mjaftueshme ligjore, duke caktuar disa norma të fitimit për çmimet e derivateve apo produkteve esenciale.

Sipas tij, kompanitë e derivateve janë furnizuar më herët me çmim të lirë, prandaj kur bëhet çmimi botëror ata e shfrytëzojnë situatën që të rrisin çmimet.

Huruglica ka thënë se Qeveria duhet të ketë mekanizëm kontrollues, të kontrollohen importet për derivate.

“Nuk është Kosova i vetmi vend që ka mbikëqyrje për karburante, Maqedonia e Veriut përdor një lloj mekanizmi për cigare dhe naftë, sidomos nëse vëren çmime të larta të këtyre”, ka shtuar Huruglica.

Huruglica për çmimin e naftës: Nevojitet stimulim i transportit publik

Sipas Huruglicës, nga këto çmime të larta të derivateve, më së shumti preket transporti publik.

“Sepse nafta e rrit koston, dhe kompanitë mund të kenë problem në këtë, që të menaxhojnë problemet”, ka thënë ai.

Por sipas tij, ka edhe makina luksoze që bëjnë xhiro.

Huruglica ka theksuar duke thënë se kurrë nuk është vonë për ndërhyrje nga ana e Qeverisë.

“Ministria e Bujqësisë ka miratuar një skemë të subvencionit për sipërfaqen e mbjellur, ku e tërë akciza do i kthehet bujkut”, duke theksuar se transporti i udhëtarëve dhe i mallrave duhet të stimulohet nga ana e Qeverisë.

Sipas tij, i gjithë problemi që është duke u paraqitur rreth çmimeve është , problem i importuar.

“Kemi të bëjmë me inflacion të bartur, të importuar, sepse në tregun botëror çrregullimet që nisën nga Covid-19, e ka rritur koston e prodhimit,  po sa filluam të këndellemi pak, lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e çmimeve”, ka thënë ai.

Siç thotë ai, fatkeqësisht, konflikti në Rusi-Ukrainë pritet të vazhdojë, prandaj viti 2023 do të ketë probleme të njëjta me çmime të larta.

Huruglica ndër të tjera ka theksuar se si zgjidhje afatgjatë mund të jetë identifikimi i këtyre problemeve me çmime të larta dhe kombinimi i politikave fiskale nga ana e Qeverisë.

“Mund të kemi sasi më të madhe të grurit, mistrit, patateve, pra produkteve vendore, që mos të varemi nga importi nga jashtë”, ka përfunduar Huruglica.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika