Huthët sulmojnë një anije që ishte nisur drejt Iranit

Ushtria amerikane raporton se një anije tregtare është sulmuar me raketa nga ushtria jemenase rebelë Huthi, në brigjet e jugut të Jemenit, ndërsa ishte në rrugë për në Iran. Anija, e regjistruar në ishujt Marshall dhe në pronësi të Greqisë, ka pësuar dëme të vogla dhe ka vazhduar rrugën drejt Iranit. Sulmi ka ndodhur në Detin e Kuq dhe anija po transportonte misër nga Brazili

Një anije tregtare, në pronësi të Iranit, duke lundruar në Detin e Kuq. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Ushtria amerikane tha se lëvizja rebele jemenase Huthi ka lëshuar raketa drejt një anijeje tregtare në jug të brigjeve të Jemenit, që ishte nisur drejt Iranit.

Anija raportohet se ka pësuar dëme të vogla nga sulmi dhe ka vazhduar lundrimin e saj drejt Iranit.

“Më 12 shkurt, nga ora 03:30 deri në 03:35 [sipas kohës lokale në Sana], militantët e Huthit, të mbështetur nga Irani gjuajtën dy raketa nga zonat që i kontrollojnë në Jemen drejt Baba al-Mandeb”, tha Komanda Qendrore amerikane në X, që më herët njihej si Twitter.

Firma e sigurimit, Ambrey, tha se anija ishte e regjistruar në ishujt Marshall, dhe ishte në pronësi të Greqisë. Ajo u “sulmua nga raketat në dy incidente të ndara” që ndodhën brenda 20 minutash.

“Raportohet se u godit dhe pësoi dëme”, tha Ambrey, duke shtuar se një ekip i armatosur i sigurisë private ishte në bordin e anijes.

“Grupi i pronarëve ishte i listuar në indeksin amerikan të bursave, NASDAQ, që dyshohet të jetë arsyeja e sulmit”, tha kjo kompani.

Komanda Qendrore amerikane tha se anija, MV Star Iris, “po kalonte në Detin e Kuq dhe ishte duke transportuar misër nga Brazili”.

Destinacioni i anijes ishte një port në Iran, tha ushtria amerikane, shkruan REL.

Huthët, që janë pjesë e “boshtit të rezistencës” – një aleancë kundër Perëndimit dhe kundër Izraelit që përbëhet nga grupet e mbështetura nga Irani – kanë sulmuar anijet tregtare në Detin e Kuq, që nga nëntori, në mbështetje të palestinezëve në Rripin e Gazës ku Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – po luftojnë.

Sulmeve të Huthëve u janë kundërpërgjigjur me sulme SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika