Hyesni: Autostrada e Gjilanit do të përfundojë brenda vitit 2024

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se autostrada Prishtinë-Gjilan pritet të përfundojë brenda vitit 2024. Sipas tij, problemet e shpronësimit dhe rritja e hapësirës për gërmime janë faktorët që kanë shtyrë në afatin e përfundimit

Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka deklaruar se autostrada Prishtinë – Gjilan do të përfundojë brenda vitit 2024.

Shembja e dheut ishte një nga shkak arsyet, që, sipas tij, nuk ka përfunduar ende rruga në kohën e premtuar.

“Ka pasur revidim të projektit të autostradës së Gjilanit, është zgjeru zona e shpronësimit, është rritë hapësira në të cilën do të ndërtohet pjerrtësia, ku do të bëhen gërmimet. Më herët nuk ka pasur shembje të dheut, ka vende ku deri në 50 metra duhet të gërryhet kodra”, ka deklaruar Hyseni në “Debat Plus”.

Autostrada Prishtinë-Gjilan nuk është hapur për qarkullim në vitin 2023, siç kishte premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i kësaj komune.

Po ashtu, Hyseni ka deklaruar se ka pasur probleme me projektin e mëhershëm.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika