Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] u shpreh se rruga me prioritet të lartë në qeverisjen e LDK-së do të jetë rruga për Mitrovicë.
Bajrami në “Debat Plus” u shpreh se do të ketë edhe rregullime brenda dy vitet e para qeverisje edhe rruga për Gjilan, saktësisht segmenti për Gjilan e pastaj edhe segmentet e tjera deri tek Dheu i Bardhë.
“Përfundimi i krejt rrugëve magjistrale, dhe shumica prej tyre 2 vitet e para. Rruga për Gjilan, do të kryhet segmenti për Gjilan për 2 vite dhe dy vitet e tjera segmentet e tjera deri te Dheu i Bardhe. Do të përfundojë rruga shumë shpejt dhe me prioritet të lartë rruga për Mitrovicë, rruga per Podujevë, segmenti Kijevë-Zihaq, rruga e Gjakovës me autostrada dhe gjitha rrugët rajonale”, vijoi Bajrami.
Bajrami tha se “LDK do të ketë minimumi do të ketë 1.2 miliardë investime kapitale brenda vitit”.
Ajo shtoi se do të ketë “reforma” për shkak të mos pengesave administrative. E skemat ndaj lehonave, sipas Bajramit, LDK-ja do të ketë “skema ligjore” dhe jo vendime siç i ka qeveria aktuale e Kurtit.
“Shtesat e fëmijëve, lehonave.. do të jenë skema ligjore, por që kemi planifikuar që për fëmijën e tretë do jenë 5 mijë euro. Kemi planifikuar të kemi Ministri të Familjes. Kemi planifikuar të kemi një skemë prej 30 milionë euro për heqjen e shpenzimeve tek të porsalindurit”, tha Bajrami.