Hyn ilegalisht nga Serbia, tre të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt   

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet se përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 19:05 në fshatin Zrnosek, Leposaviq.

“Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar automjetin me targa të Novi Pazarit në të cilin gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë që dyshohet  se  përmes rrugëve ilegale kanë kaluar kundërligjshëm kufirin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të dyshuarit, pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Komandanti i FSK-së vizitë zyrtare në ShBA, diskuton për bashkëpunimin...

Me ftesë të Asociacionit të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (AUSA), Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë...

Çeku: Boja mbështetës i lëvizjes paqësore dhe luftës së UÇK-së

Ish kryeministri i Kosovës dhe ish komandanti i Trupave të Mbrojtjes së Kosovës(TMK), Agim Çeku në konferencën shkencore të organizuar nga Bashkësia Islame e...

Presidentja dekoron William Walker, Tom Lantos, Daniel Fried, Josh Black...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Uashington i ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë dhe Urdhrin e Pavarësisë Ambasadorin William Walker, Kongresistin e ndjerë...

Të fundit nga rubrika