Ministria e Financave ka njoftuar se ka hyrë në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimeve të dyfishta me Çekinë.
“Ky është një hap i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe lidhjet ekonomike midis dy vendeve tona. Eliminimi i tatimeve të dyfishta do të ndihmojë në lehtësimin e barrës fiskale për individët dhe bizneset që operojnë në të dyja vendet”, njofton Ministria e Financave.
Në këtë njoftim thuhet se kjo do të krijojë një mjedis më të favorshëm për investime dhe do të ndihmojë në rritjen e aktivitetit ekonomik mes Kosovës dhe Çekisë.
“Duke falënderuar Çekinë për partneritetin dhe përkushtimin në arritjen e kësaj marrëveshjeje, shpresojmë se ky hap do të sjellë frymë të re në bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Financave.