Hyn në fuqi rregullorja e re e “Prishtina Parking”

Sot hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet. Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare “Prishtina Parking” dhe ka listuar gjashtë veprime që qytetarët rezident duhet të ndërmarrin me fuqizimin e rregullores së re

Foto ilustrim

Këtë të hënë hyn në fuqi rregullorja e re për menaxhimin e parkingjeve në Prishtinë.

Sipas njoftimit të “Prishtina Parking”, banorët rezidentë duhet të presin që brenda 30 ditëve të ardhshëm të kontaktohen nga N.P.L. “Prishtina Parking” dhe në kontaktin që do ta realizojnë, do të informohen nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.

Megjithatë, nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banorët do të informohen për cilin dokument shtesë duhet të plotësojnë.

Gjithashtu, gjatë këtij procesi, banorët do të informohen edhe për parapagimet që kanë për t’u rimbursuar.

Nëse ka banorë të regjistruar më herët që nuk janë ende pjesë e sistemit rezident apo kanë ndryshuar adresat ose informacionet e automjeteve (targat), ata gjithashtu mund të vizitojnë zyrat e “Prishtina Parking” për t’u përfshirë në këtë sistem të ri.

Kjo ndërmarrje ka njoftuar se si rezultat i hyrjes në fuqi të rregullores së re, do të rimbursojë 1 mijë e 862 qytetarë të cilët janë në parapagim në vlerë prej 44 mijë e 130 euro.

Këto janë veprimet që duhet të ndërmerren nga banorët rezidentë:

– të presin që brenda 30 ditëve të ardhshme të kontaktohen nga N.P.L. “Prishtina Parking”.

– në kontaktin që do e realizojmë do të informojmë banorët nëse dokumentet e tyre të dorëzuara më herët janë të plota.

– nëse dokumentacioni është i plotë, banorët do të ftohen të vizitojnë zyrat e N.P.L. “Prishtina Parking” për të realizuar kontratat e reja dhe pagesën e njëhershme administrative prej 10 euro.

– nëse dokumentacioni nuk është i plotë, banori do të informohet se cilin dokument shtesë duhet ta plotësojë.

– të gjithë banorët e regjistruar më herët do të kontaktohen brenda kësaj periudhe. Gjithashtu, përgjatë kontaktit do të informohen banorët që kanë parapagim për t’u rimbursuar.

– deri në përfundim të kësaj procedure zyrat mund t’i vizitojnë banorët që nuk kanë qenë më herët të inkuadruar në sistem si banorë rezidentë apo ata të cilët kanë ndryshuar adresat ose automjetet (targat).

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika