Hysa për deklaratën e Stoltenbergut: Kemi përkushtimin e NATO-s që të mos ketë skenare negative në rajon

Ish diplomati Ylber Hysa ka thënë se deklarata e sekretarit të NATO-s, Jens Stoltenberg nga Podgorica është një porosi për rajonin dhe përkushtimin e NATO-s për të parandaluar skenare negative

Ylber Hysa, ish ambasador i Kosovës / 26 janar 2024

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka thënë se deklarata e shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg, për tensione të mundshme në rajon menjëherë pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, tregon edhe porosinë e kësaj deklarate.

Sipas tij, kjo deklaratë është porosi për rajonin dhe mënyrë e përkushtimit të NATO-s që të mos lejojë skenare negative në rajon dhe një lloj përkrahjeje për qeverinë e tanishme në Mal të Zi.

“Porosia mu në Mal të Zi, është porosi për rajonin dhe mënyrë e përkushtimit të mos lërë skenare negative në rajon, mesazh për rajonin dhe të tjerët, përkrahje për qeverinë e tanishme në Mal të Zi të qëndrojë në këtë rrugë”, ka thënë Hysa.

Hysa, në emisionin “FIVE“, ka thënë se kjo deklaratë edhe për Kosovën do të thotë se NATO po përkushtohet për shkak të vlerësimit të situatës që ka qenë pas sulmit në Banjskë më 24 shtator.

“I përkushtohet rëndësisë për shkak të vlerësimit të situatës dhe problemet që kanë qenë këtu si rasti i Banjskës. NATO është këtu dhe është rruga politike që sugjerohet për të zgjedhur konfliktet”, ka vijuar ai.

Ndryshe, sot, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se situata e sigurisë në Ballkanin Perëndimor është ende shumë e brishtë dhe ka potencial për tensione në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika