Hysa për incidentin në Shkup: Edhe në kohën time pati tentime të njëjta ndaj Atifete Jahjagës por s’e lejova

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, ka komentuar incidentin e e mbrëmshëm ndaj presidentes Vjosa Osmani, ku sigurimi i aeroportit të Shkupit ka tentuar që t’ia marrë telefonin e saj privat dhe ta shtyjnë.

Hysa, në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini, ka treguar se tentime të tilla ka pasur edhe në kohën sa ishte ai ambasador, ndaj ish-presidentes Atifete Jahjaga.

Ai ka thënë se ka arritur të menaxhojë që kjo të mos ndodhë.

“Në kohën time ka pasur tentim të bëhet njëjtë me presidenten Atifete Jahjaga, e kam menaxhuar në atë kohë pa ndonjë incident. Nuk e kemi lodhur opinionin publik, nuk e kemi diskutuar”, ka deklaruar Hysa.

Ai ka thënë se ky incident ndonëse mund të cilësohet “sjellje joprofesionale” dhe një keqkuptim i mundshëm, nuk është i habitshëm për shkak të politikës aktuale në Maqedoni të Veriut.

“Është një ilustrim i një relacioni të politikës në Maqedoni dhe në raport me të tjerët. Ilustrim se çfarë fryme po merr ky raport dhe çfarë qeverie ekziston në Maqedoni”, ka vijuar Hysa.

Ai pati kritika edhe për kryeministrin Albin Kurti, i cili sipas tij ka bërë çmos që të jetë kjo qeveri aktuale në Maqedoni.

Ndryshe, mbrëmë, presidentes Vjosa Osman u tentua t’i merrej telefoni në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, derisa Presidenca ka thënë se pati tentim edhe të shtyhej fizikisht.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika