Hysa për Kurtin e Osmanin: I takojnë një gjenerate që nuk zgjedhin mjete për t’i realizuar ambiciet e tyre personale

Kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani janë vlerësuar nga ish-diplomati Ylber Hysa, se i takojnë një gjenerate politike e cila nuk zgjedh mjete për të realizuar ambiciet e tyre personale

 





Ish-diplomati, Ylber Hysa ka thënë se nuk e njeh nga afër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe se asnjëherë nuk e ka takuar atë. Por, ka thënë se Osmani i takon gjeneratës së re “super ambicioze”.

“Super ambicioze që nuk heziton të përdor çdo lloj instrumenti për të realizuar ambiciet personale, nuk e di se me çfarë e ka merituar të jetë në krye të shtetit. Besoj se ajo dhe kjo gjeneratë politike, e kanë të drejtën politike ta konsumojnë mundësinë e tyre”, kështu ka thënë Hysa.

Më tej, Hysa e ka klasifikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si simbol të kësaj gjenerate e cila sipas tij, ka bërë shumë përpjekje dhe pa zgjedhur mjete të veprimit për të ardhur në pushtet.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dashur të jetë në krye të vendit duke zgjedhur parullën ‘Krejt dhe Drejt’, ka theksuar Hysa.

Sipas ish-ambasadorit të Kosovës, Kurti për dallim nga Osmani është më meritorë për pozitën e kryeministrit sepse “ka bërë angazhim të vazhdueshëm për të arritur në pushtet”.

“Kurti e ka momentin të shoh se gjithë ajo se çfarë ka thënë është e qëndrueshme apo e paqëndrueshme … dhe është koha ajo që do të tregojë nëse mjafton të kesh ‘Krejt dhe Drejt”.

Sipas tij, Kurti ka marrë më së shumti vota në historinë politike të Kosovës.





Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika