Hysa për rolin e UÇK-së: Lufta e armatosur është themeli i shtetësisë së Kosovës

Roli i Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, është i pazëvendësueshëm në historinë e Kosovës sipas ish-anëtarit të ekipit të negociator të Kosovës në bisedimet e Vjenës, Ylber Hysa. Sipas tij, lufta e armatosur e UÇK-së ishte themeli i shtetndërtimit


Ish-anëtari i ekipit negociatorë të Kosovës në Vjenë, Ylber Hysa ka folur për rolin e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës(UÇK), ku ka thënë se roli i saj është, ”i pazëvendësueshëm në historinë e Kosovës”.

Hysa më tej ka komentuar edhe figurën e ish-drejtorit politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, ku ka thënë se “është pjesë e një gjenerate e cila e ka mbajtur rezervë alternativën e rezistencës së armatosur e cila ka ardhur në shprehje pas Dejtonit, ku është parë se Kosova nuk ka mundësi që t’i realizonte aspiratat e saj përmes politikës”.

Sipas Hysës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte ardhë në shprehje në momentin më kritik të Kosovës, pra kur ish-kaspi i Ballkanit, Sllobodan Milloshoviq, shihej sikur mik i SHBA-ve pas marrëveshjes së Dejtonit.

“Lufta e armatosur është themeli Kosovës dhe e konsiderojë se investimi në krijimin e gjyqit të Hagës ka të bëjë me sulmimin e asaj pjese të historisë mbi të cilat ndërtohet themeli i shtetit të Kosovës”.

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka treguar se ai kishte qenë pjesë e dokumentit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kishte nënshkruar por, ai ka treguar se asnjë herë nuk ka qenë anëtar i LDK-së.

“Kam punuar me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova në Institutin Albanologjikë. Babai im ka qenë gjithashtu mik shumë i mirë i Rugovës”, ka deklaruar Hysa teksa ka shtuar se babi i tij kishte qenë edhe ministër i Kulturës në atë kohë dhe e kishte ndihmuar Rugovën që Shoqata e Shkrimtarëve t’i kalonte atij.

“Një lëvizje e tillë e cila identifikohej me Shoqatën e Shkrimtarëve që më vonë nga ajo doli Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka theksuar Hysa.

Sipas tij, Shoqata e Shkrimtarëve ishte simbol i rezistencës, ku atë e kishin vizituar dhe personalitete të larta, siç ishte ambasadori Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, sipas Hysës kishte ardhur në momentin kur Kosova ishte në udhëkryqe, kur ”Sllobdan Milloshoviq kishte menduar se duke ia marrë Kosovës autonominë do ta nënshtronte Kosovën”.

“Rugova është simboli i transformimit të një gjenerate, e cila ambiciet, traditën e saj të rezistencës, e ktheu në kuadër të vlerave Perëndimore”.

“Në këtë aspekt duke e bërë një rezistencë pasive e cila ishte e vetmja mundësi e kohës për të arritë të krijojë një penetrim me ndërkombëtarë, ku fitojë dhe simpatinë e tyre, dhe kjo ishte në atë kohë mbrojtja e vetëme e Kosovës”, ka përfunduar Hysa.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika