Hysa: Sulmi në Banjskë nuk u shfrytëzua sa duhet për ta gozhduar Serbinë

"Sulmi në Banjskë ishte një ngjarje dramatike, ka mundur ta gozhdojë Serbinë, nuk është që nuk ka pasur efekt por druaj që nuk ka pasur kapitalizim çfare do duhej", ka thënë Hysa në emisionin "FIVE"

Ylber Hysa, ish ambasador i Kosovës / 26 janar 2024

Ish-diplomati Ylber Hysa ka thënë se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nuk është shfrytëzuar aq shumë nga Kosova për gozhdimin e Serbisë.

“Ishte një ngjarje dramatike, ka mundur ta gozhdojë Serbinë, nuk është që nuk ka pasur efekt, por druaj që nuk ka pasur kapitalizim çfarë do të duhej”, ka thënë Hysa në emisionin “FIVE”.

Ai ka kritikuar qeverinë Kurti për lexim të gabuar të situatave e humbje të mundësive, duke thënë se është më larg sesa ka qenë në një kohë tjetër.

Sipas tij, edhe viti 2024 nuk do të jetë më i mirë se viti 2023.

“Qeveria Kurti është më larg sesa ka qenë në një kohë tjetër. Do të njihet për lexim të gabueshëm të situtatës gjeopolitike, humbje të mundësive e humbje të kohës, viti 2024 do të jetë një ndër vitet më të vështira, nuk do të jetë fare më i mirë se 2023, viti 2025 do të jetë më i keq se 2024”, ka vijuar ai.

Ai thotë se kjo qeveri përkundër pranimit të marrëveshjeve, ende vazhdon me një retorikë të paqartë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika