Hysen Kafexhiu përformon live në studion e “Radio Dukagjinit”

Në emisionin “Super TrenD” me Drilonën dhe Mirdonin ka qenë i ftuar muzicienti Hysen Kafexhiu, i cili ka kënduar live në Radio Dukagjini. Gjersa, ka theksuar se shumica e këngëve të tij janë hite të para vitit 2000

Fotoilustrim





Kësaj radhe në emisionin “Super TrenD” me Drilonën dhe Mirdonin ka përformuar live muzicienti Hysen Kafexhiu.

Si çdo të martë edhe kësaj here në studion e Radio Dukagjinit pati muzikë live, kësaj here me përformancen e Hysen Kafexhiut.

Kafexhiu deklaroi se deri më tani nuk ka këngë të tija origjinale, mirëpo ka realizuar disa covera të këngëve të famshme të cilat i ka publikuar në platformën YouTube.

Ai shtoi se përformancat e tij live zakonisht kufizohen në Prishtinë, në vende si Vendum, Rock Kuzinë e DejaVu. Në përformancat e tij repertoari fatkeqësisht sipas Kafexhiut, përbëhet nga një shumicë e këngëve shqipe, pasi po kërkohen më shumë nga publiku.

Ai ka bërë të ditur se 90 përqind e repertoarit të tij përbëhet nga hite të para vitit 2000, teksa nuk ka këngë më të re se viti 2010.

Zhanri i muzikës ku më së shumti e gjen vetën sipas Kafexhiut, është Hard Rocku.

Përpos muzikës, Kafexhiu punon si inxhinier i audios në një kompani ndërkombëtare që punojnë filma dhe reklama për Gjermani dhe Zvicër.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika